Moska rrit numrin e ushtrisë pranë kufirit ukrainas - Bota Sot
Moska rrit numrin e ushtrisë pranë kufirit ukrainas

Bota

Moska rrit numrin e ushtrisë pranë kufirit ukrainas

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 23:48
Taknet ruse

Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë e saj ushtarake në kufirin ukrainas, deklaroi sot presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, duke përmendur kërcënimin e një “lufte të plotë” me Moskën.

“Numri i tankeve në bazat ushtarake ruse që ndodhen përgjatë kufirit tonë është trefishuar”, pohoi Poroshenko në një intervistë dhënë tre televizioneve ukrainase.

“Numri i njësive ushtarake të vendosura përgjatë kufirit tonë është rritur në mënyrë të konsiderueshme”,  shtoi ai pa specifikuar periudhën.

Kreu i shtetit raportoi gjithashtu një rritje të madhe të numrit të anijeve ushtarake ruse në Detin Azov dhe të një pranie ushtarake ruse të përforcuar në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska katër vite më parë, duke cituar të dhëna nga shërbimet sekrete të Ukrainës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera