Putin mbërrin në Argjentinë, vetura e tij merr gjithë vëmendjen

Bota

Putin mbërrin në Argjentinë, vetura e tij merr gjithë vëmendjen

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:31
Putin mbërrin në Argjentinë, vetura e tij merr gjithë vëmendjen

Autokolona e Putin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa dy limuzinat e blinduara "Aurus" u dërguan në Argjentinë për të shoqëruar presidentin.

Pothuajse të gjithë mediat lokale i cilësuan limuzinat si "bunker të vërtetë mbi rrota".

Mjeti në fjalë është zhvilluar nga instituti NAMI i Rusisë, teksa normalisht është antiplumb dhe nuk dëmtohet nga eksplozivët.

Komoditeti brenda është zhvilluar sipas kërkesave të vetë presidentit Putin. Madje, Putin foli për makinën në fund të samitit G20.

Ai tha: "Është shumë e mirë dhe shumë e rehatshme. Është një makinë vërtet e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat