Uashingtoni dhe Pekini ulin tensionet tregtare

Bota

Uashingtoni dhe Pekini ulin tensionet tregtare

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:38
Pamje nga takimi midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping

Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë rënë dakord për një armëpushim të vogël në luftën e tyre të shkallëzuar tregtare pas një takimi midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping pas samitit të G-20.

Duke folur me gazetarët në avionin presidencial pas largimit nga Argjentina, presidenti Trump tha se marrëveshja e tij e bërë gjatë darkës me presidentin Xi, do të shënohet "si një nga marrëveshjet më të mëdha të bëra ndonjëherë. ... Dhe do të ketë një ndikim tepër pozitiv në bujqësi, prodhimet industriale, kompjuterat dhe çdo lloj produkti. "

Image
Pamje nga takimi midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump ra dakort t’i lerë tarifat ndaj mbi 200 miliardë dollarë të produkteve kineze në normën 10 për qind dhe të mos i rrisë ato në 25 për qind, tani për tani, siç kishte kërcënuar të bënte më 1 janar.

"Kina ka rënë dakort të blejë një sasi produktesh bujqësore, energjitike, industriale dhe produkte të tjera nga Shtetet e Bashkuara për të zvogëluar disbalancën tregëtare mes dy vendeve tona", tha Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. "Kina ka rënë dakord të fillojë menjëherë blerjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët tanë", thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, presidentët Trump dhe Xi gjithashtu "ranë dakord të fillojnë menjëherë negociatat për ndryshimet strukturore në lidhje me transferimin e detyruar të teknologjisë, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, barrierat jotarifore, ndërhyrjet kibernetike dhe vjedhjet kibernetike, shërbimet dhe bujqësinë.

"Të dy palët ranë dakord të përpiqen që ky transaksion të përfundojë brenda 90 ditëve të ardhshme. Nëse në fund të kësaj periudhe, palët nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, tarifat prej 10 përqind do të rriten në 25 përqind ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat