Rrëzohet një aeroplan luftarak armen, dy pilotët vdiqën

Bota

Rrëzohet një aeroplan luftarak armen, dy pilotët vdiqën

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:42
Foto

Ushtria armene njoftoi sot se një nga avionët e saj luftarak u rrëzua dhe me këtë rast të dy pilotët vdiqën.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes Artsrun Hovhanisyan, Su-25 u rrëzua sot gjatë trajnimit të rregullt, njoftoi AP.

Ai tha se avioni kishte fluturuar nga Gjumri dhe u rrëzua në malet pranë Maralikut në veriperëndim të vendit.

Shkaku i rënies së avionit nuk dihet, transmeton KosovaPress.

Su-25 është një aeroplan me dy motorë i projektuar në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1970, i cili është ende në shërbim në Rusi dhe disa ish-republika sovjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat