Trump dhe Erdogan bisedojnë për situatën në Siri

Bota

Trump dhe Erdogan bisedojnë për situatën në Siri

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:00
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i SHBA-së, Donald Trump, janë pajtuar sot të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me situatën në Siri.

Gjatë një bisede telefonike, dy presidentët janë pajtuar se të dyja vendet kanë bashkëpunim të mirë sa i përket Sirisë, kanë bërë të ditura burime të afërta me presidencën turke.

Turqia ka njoftuar ditë më parë se shumë shpejtë do të ndërmerret një operacion i ri kundër luftëtarëve kurd në Siri, të cilët Ankaraja i cilëson si terroristë. Ushtria turke deri më tani ka ndërmarrë dy operacione ushtarake kundër luftëtarëve kurd në Siri.

Kurdët e kanë mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër xhihadistëve në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat