Shpërthim në një ndërtesë në Britani, gjendet trupi i pajetë i një burri

Evropë

Shpërthim në një ndërtesë në Britani, gjendet trupi i pajetë i një burri

Nga: A.Zh Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
Ndërtesa, ku u gjet trupi i një burri pas shpërthimit

Trupi i një njeriu është gjetur pas një shpërthimi që shkaktoi rrënimin e një ndërtese në Andover këtë mëngjes, tha Policia e Hampshire.

Shpërthimi, siç raporton Daily Mail, u shkaktua nga një rrjedhje gazi, e cila shkatërroi shtëpinë dhe tronditi banorët tjerë rreth zonës, përcjell Bota sot.

Shtëpitë në rrethinë u evakuan pas shpërthimit.

“Trupi i një burri është gjetur pas një shpërthimi në Andover rreth orës 2.30 të mëngjesit (27 dhjetor). Shpërthimi shkaktoi rrënimin e një ndërtese në rrugën King Arthurs, Andover”, kanë thënë në një deklaratë nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Hampshire-it dhe Hampshire Constabulary./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat