Arrestohen katër terroristë të dyshuar në Holandë

Evropë

Arrestohen katër terroristë të dyshuar në Holandë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:15
Roterdam

Forcat holandeze të sigurisë arrestuan në portin e Roterdamit katër persona me dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist, njoftoi sot policia.

Njësitë anti-terroriste dhe policia arrestuan këta persona dhe kryen kontrolle të hollësishme, saktësoi policia e Roterdamit.

‘’Ata janë të dyshuar se janë përfshirë në përgatitjen e një akti terrorist’’, sipas një deklarate të shkurtër të policisë, e cila shtoi se hetimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme dhe fokusi do të vihet kryesisht në lidhje me natyrën dhe shkallën e kërcënimit terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat