Merkel: Franca dhe Gjermania rikonfirmojnë vullnetin për një ushtri europiane

Evropë

Merkel: Franca dhe Gjermania rikonfirmojnë vullnetin për një ushtri europiane

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:04
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Angela Merkel rikonfimoi sot vullnetin e Gjermanisë dhe Francës për krijimin në të ardhmen të një ushtrie europiane, pavarësisht kundërshtimit të shfaqur hapur të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj kësaj ideje.

‘’Traktati i ri i bashkëpunimit franko-gjerman i nënshkruar të martën në Aachen në Gjermani, i cili parashikon një afrim në sektorin e mbrojtjes kërkon një kontribut për krijimin e një ushtrie europiane’’, pohon kancelarja gjermane.

Ajo përmendi më konkretisht zhvillimin e një kulture ushtarake dhe një industrie të përbashkët të armatimeve që përmenden në traktatin e ri, për të plotësuar atë të Elizesë së nënshkruar në 1963.

Dy liderët francezë dhe gjermanë konfirmuan vjeshtën e kaluar vullnetin e tyre për të parë ngritjen e një ushtrie europiane, një lajm që ngjalli në atë kohë zemërimin e presidentit amerikan, Donald Trump. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat