Shpërthen bombola e gazit në restorant, humbin jetën 3 persona - Bota Sot
Shpërthen bombola e gazit në restorant, humbin jetën 3 persona

Evropë

Shpërthen bombola e gazit në restorant, humbin jetën 3 persona

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:35
Greqi

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një restorant në qytetin Kalamata të Greqisë. Njoftimet e para thonë se tre persona kanë humbur jetën.

Shkaku i shpërthimit thuhet se ka qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit. Sipas medias greke “Protothema” tre viktimat janë gra të moshës 35 deri 50 vjeç.

Shpërthimi ndodhi në Dionysos Tavern, në kryqëzimin e rrugëve Iroon dhe Santaroza, në orën 21:15 në mbrëmje.

Dy nga gratë që ndërrruan jetë ishin punëtore, ndërsa e treta gruaja e pronarit.

Mësohet se në tavernë ka pasur dhe persona të tjerët të cilët kanë mundur të largohen menjëherë pasi ka ndodhur shpërthimi. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëset si dhe policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...