Anglezët zgjohen të “ngrirë”

Evropë

Anglezët zgjohen të “ngrirë”

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Angli

Anglia ka regjistruar natën më të ftohtë gjatë dimrit, kur tempeturat shënuan vlerën më të ulët -11.7 gradë Celsius.

Kjo temperaturë u regjistrua në Chillingham Bars pas orës 05:00 të mëngjesit të së dielës. Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes për orët në vijin dhe gjatë ditës së hënë. Pritet që të ketë reshje dëbore dhe ngrica.

Edhe në Skoci temperaturat ishin të ulëta. Kjo natë shënoi vlerën -12.6 gradë Celsius, kurse të enjten temperatura më e ulët ishte -15.4 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve, nga ngricat do të preket më së shumti Anglia Jugore dhe Anglia Lindore. Pas ditës së hënë, pritet që të ketë një rënie të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat