Putin shkarkon nëntë zyrtarë të lartë të shtetit

Evropë

Putin shkarkon nëntë zyrtarë të lartë të shtetit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:27
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar gati një duzinë zyrtarë të lartë ushtarakë që mbajnë poste qeveritare.

Një dekret i bërë publik më 8 shkurt tha se Putin kishte zëvendësuar nëntë gjeneralë dhe dy kolonelë të cilët mbanin poste të nivelit të lartë në Komisionin Hetimor dhe në Ministritë e Brendshme dhe Emergjencave.

Zyrtarët e shkarkuar përfshijnë gjeneralin Sergej Solopov, shefin e drejtorisë për parandalimin e korrupsionit në forcën policore të Moskës dhe gjeneralin Irina Zeibert, ndihmës i lartë i shefit të Komisionit hetimor.

Nuk u dha asnjë arsye për shkarkimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat