Gjermania kërkon mbi 260 mijë punëtorë në vit

Evropë

Gjermania kërkon mbi 260 mijë punëtorë në vit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Për periudhën 2017-2035 nevoja për punë në Gjermani do të jetë 1.13 milion punëtorë.

Siç është menduar, digjitalizimi nuk është duke reduktuar vendet e punës, por është duke hapur vende pune të reja.

E gjithë kjo po sjell me vete një imigrim më të madh në Gjermani – nga Bashkimi Evropian, por edhe nga vendet tjera – Ballkani.

Ky është përfundimi i hulumtimit të fundit të Fondacionit Bertelsman me titull “Dozimi dhe digjitalizimi”.

Hulumtuesit parashikojnë se në të ardhmen, mbi 80 për qind e vlerës së shtuar në industrinë e prodhimit, si dhe në sektorin e shërbimeve, do të realizohen në baza digjitale.

Ata vlerësojnë se tregu gjerman nuk është i përgatitur mjaftueshëm për një zhvillim të tillë.

“Problemi më i madh në këtë moment është mungesa e personelit të kualifikuar. Kërkesa për njerëz me arsim të lartë është shumë më e madhe sesa oferta dhe ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, thuhet në raport, shkruan DW.

Kërkesa për punë në Gjermani për periudhën 2017-2035 do të jetë me afro 1.13 milion punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat