Rusia 'mbetet e hapur' për bisedimet e armëve me SHBA

Evropë

Rusia 'mbetet e hapur' për bisedimet e armëve me SHBA

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia dëshiron marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe mbetet e hapur për bisedimet e kontrollit të armëve me Uashingtonin.

Putin, duke folur në fjalimin e së mërkurës në për vendin e tij, tha se Moska shpreson të ndërtojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se "ne nuk duam ballafaqim, veçanërisht me një fuqi të tillë globale si SHBA"

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi atë që ai e përshkroi si një politikë "shkatërruese" e SHBA për të synuar Rusinë me sanksione, shkruan AP, përcjell "Bota Sot".

Ai shtoi se Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në bisedimet e kontrollit të armëve bërthamore me SHBA, kur Uashingtoni është gati për këtë, por tha se Moska nuk do të iniciojë negociata të tilla.

Putin u bëri thirrje zyrtarëve të SH.B.A.-së të marrin parasysh "gamën dhe shpejtësinë e armëve tona të ardhshme" përpara se të marrin vendime që do të kërcënojnë Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat