Merkel: Lidhjet mes Kinës dhe Evropës duhet të jenë reciproke

Evropë

Merkel: Lidhjet mes Kinës dhe Evropës duhet të jenë reciproke

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:28
Angela Merkel

“Ne nuk jemi vetëm partnerë, por edhe konkurrentë”, u tha ajo gazetarëve pas një samiti në Bruksel. “Ne duam një marrëdhënie të bazuar në reciprocitet: nëse njëra palë ka akses atëherë pala tjetër duhet të ketë gjithashtu.”

Ajo shtoi se, ndonëse nuk kishte asgjë për të kritikuar në një memorandum mirëkuptimi që Italia kishte nënshkruar me Kinën, do të ishte e preferueshme nëse vendet e Bashkimit Evropian veprojnë së bashku kur të merren me çështjen e Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat