Zhvillohen zgjedhjet lokale në Turqi, masa të rrepta - Bota Sot
Zhvillohen zgjedhjet lokale në Turqi, masa të rrepta

Evropë

Zhvillohen zgjedhjet lokale në Turqi, masa të rrepta

Më: 31 mars 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

Ditën e sotme, në Turqi mbahet zgjedhjet lokale. Sipas raportimeve në mediat turke, në zgjedhjet administrative lokale votojnë rreth 57 milionë votues në 194.390 vendvotime.

Gjithashtu, sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), në votime do të marrin pjesë 12 parti politika dhe votuesit do të votojnë vetëm në qendrat e votimit ku janë të regjistruar përveç rasteve përjashtuese. Sipas vendimeve të YSK në disa qytete dhe qendrat e vuajtjes së dënimit votimet do të zhvillohen mes 07:00-16:00 dhe në disa të tjerë 08:00-17:00 me orën lokale. Edhe në këto zgjedhje janë formuar kuti votimi mobile të cilët janë përgatitur për personat e sëmurë ose për shkak të pengesave fizike.

Numërimi i votave për qytetet që votojnë nga ora 07:00-16:00 nuk do të nisë përpara orës 16:00 dhe për qytetet e tjera jo para orës 17:00. Gjatë votimeve, gratë shtatzëna, të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit do të mund të votojnë pa pritur në radhë. Ndërsa do të jetë i ndaluar përdorimi i celularëve në vendvotime, aparateve fotografikë dhe pajisjeve të tjera që regjistrojnë. Po ashtu, nën masa të rrepta sigurie gjatë procesit të votimit në hapësirat publike argëtuese si kafeteri, lokale dhe internet kafetë do të jenë të mbyllura ndërsa në restorantet në cilësinë e vendeve argëtuese do të mund të ofrohet vetëm shërbimi i ushqimit.

Dasmat po ashtu në zbatueshmëri me rregullat dhe ndalesat e përcaktuara mund të zhvillohen pas orës 18:00. Radiot dhe të gjitha llojet e mediave ditën e zgjedhjeve nuk do të japin lajme, parashikime dhe komente në lidhje me zgjedhjet deri në orën 18:00. Në ditën e votimeve radiot dhe të gjitha llojet e mediave mund t’i publikojnë lajmet dhe njoftimet e YSK-së në lidhje me zgjedhjet rreth orës 18:00-21:00. Të gjitha publikimet do të jenë të lira pas orës 21:00, por nëse do të konsiderohet e nevojshme nga YSK, do të jetë e mundur të vendoset për lirimin e transmetimeve para orës 21:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...