Valuta kombëtare turke, lira, ka përjetuar humbje të hënën pasi që partia e presidentit Reccep Tayyip Erdogan u pa që i humbi qytetet kryesore të Turqisë, duke përfshirë edhe Ankaranë.
Lira e humbi vlerën e saj për 2.5% në tregun ndërkombëtar në krahasim me javën e kaluar.
Më vonë gjatë ditës valuta e morri veten dhe u kthye në gjendjen e javës së kaluar.
Lira turke vitin e kaluar ka humbur gati 30% të vlerës së saj ndaj dollarit amerikan, duke bërë që Turqia të zhytet në recesion dhe inflacion.
Javën e kaluar Banka Qendrore dhe Qeveria morën masa në mënyrë që ta mbrojnë valutën e tyre kombëtare.
Votimet e së dielës u konsideruan si një referendum për presidencën e Erdoganit.
Edhe pse koalicioni i tij mori shumicën e votave nacionale, ata humbën qytetet më të mëdha të Turqisë, duke përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.
Kjo humbje ndikoi që të ketë një luhatje të valutës turke në treg.