Erdogan-Putin, takim kokë më kokë në Rusi

Evropë

Erdogan-Putin, takim kokë më kokë në Rusi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 23:32
Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më të hënën do të udhëtojë drejt Rusisë për të takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Në takimin e quajtur si Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, do të ketë një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, ndërsa do të trajtohen edhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdogan dhe Putin do të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat