Arrestohet konkurrentja e Miss Hitler

Evropë

Arrestohet konkurrentja e Miss Hitler

Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:51
Foto

Një grua e re e cila tha se është kandidate për Miss Hitler është arrestuar për fotografitë e publikuara përballë një flamuri nazist, njofton policia në Birmingham.

Alice Cutter, 22 vjeçare, e fotografoi veten përballë një flamuri të Gjermanisë naziste, dhe publikisht shprehu mbështetjen për organizatën e ekstremit të djathtë të quajtur Aksioni Kombëtar.

Sipas policisë është arrestuar edhe i fejuari i saj, Mark Jones, 24 vjeçar, i cili gjithashtu në rrejte sociale kishte shprehur simpati për nazistët.

Madje, Jones i janë gjetur fotografi të kampeve të përqendrimit të çifutëve, të cilat i kishte shkrepur gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Ai është arrestuar për shkak se kishte publikuar fotografi me përshëndetje naziste.

Përndryshe në Britani ideologjia naziste është e ndaluar, dhe kushdo që shpreh mbështetje ose bën veprime mbështetëse, thyen ligjin.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat