Konferenca e BE-së në Vjenë: Zgjerimi i BE-së, me interes të madh

Evropë

Konferenca e BE-së në Vjenë: Zgjerimi i BE-së, me interes të madh

Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:48
Ilustrim

Liderët e parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në konferencën dyditore në Vjenë u dakorduan që procesi i zgjerimit të BE-së është në interesin më të madh për të gjithë, por paralajmëruan gjithashtu për nevojën për solidaritet dhe përgjegjësi më të madhe në trajtimin e sfidave të tjera të tilla si Brexit, problemet e sigurisë dhe ndryshimet klimatike.

Konferenca e Vjenës mblodhi së bashku kryetarët e të gjitha parlamenteve të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me statusin e kandidatit për anëtarësim, si dhe Bosnje dhe Hercegovinës, e cila nuk ka statusin e kandidatit, por u ftua si një mysafire e veçantë në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat