Macron, takim me UNESCO-n për Notrë Damën - Bota Sot
Macron, takim me UNESCO-n për Notrë Damën

Evropë

Macron, takim me UNESCO-n për Notrë Damën

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:29
Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron takohet të premten me një delegacion të agjencisë kulturore të Kombeve të Bashkuara pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu katedralen e Notre Dame-it. Zoti Macron do ta presë delegacionin e UNESCO-s në pallatin Elysee. Katedralja e famshme u bë pjesë e trashëgimisë që mbrohet nga UNESCO në vitin 1991.

Pasi vizitoi vendngjarjen me herët gjatë kësaj javë drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore Mechtild Rossler tha se dy të tretat e kupolës mesjetare të Notre Dame-it janë shkatërruar.

Zoti Macron thotë se dëshiron që deri në vitin 2024 të ketë përfunduar restaurimi i strukturës ikonë, një afakt kohor që do të bëjë të mundur që katedralja të hapet gjatë lojrave olimpike verore që mbahen në Francë. Por disa ekspertë mendojnë se afati është jo jorealist.

Restaurimi do të duhet të marrë në konsideratë trashëgiminë artistike e kishtare të Notre Dame-it. Nora Heimann, profesoreshë e Universitetit Katolik dhe drejtuese e Departamentit të Artit, thotë se Notre Dame është simbol i shpresës po aq sa edhe simbol i Francës dhe i besimit katolik.

"Ne e shohim atë si një simbol të guximit, të ripërtëritjes njerëzore e inovacionit. Për ata në mesin e bashkësisë së besimtarëve katolikë, ajo është simbol i qëndresës së besimit ndaj të gjitha pengesave”, tha ajo./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...