Verhofstadt parashikon një mbështetje të konsiderueshme të britanikëve në BE

Evropë

Verhofstadt parashikon një mbështetje të konsiderueshme të britanikëve në BE

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:46
Guy Verhofstadt

Guy Verhofstadt, referent për Brexit në Parlamentin Europian parashikoi sot një mbështetje të fortë të zgjedhësve britanike për qëndrimin në Bashkimin Europian gjatë zgjedhjeve europiane të planifikuara më 23 maj në vendin e Brexit.

Ish-kryeministri belg deklaroi në Londër se britanikët po orientohen drejt një ndryshimi të qëndrimit, gati tre vite pas referendumit që vendosi me rreth 52% për largimin e vendit nga BE-ja.

‘’Njerëzit mund të ndryshojnë mendim. Kjo është ajo që po ndodh’’, pohoi ai për median në momentin e mbërritjes në kryeqytetin britanik për të mbështetur partinë liberal-demokratike nën sloganin “Bollocks to Brexit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat