Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga Evropa të mos votojë ekstremin e djathtë - Bota Sot
Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga Evropa të mos votojë ekstremin e djathtë

Evropë

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga Evropa të mos votojë ekstremin e djathtë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 23:24
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të shtunën i ka bërë thirrje Evropës që të kundërshtojë partitë e së djathtës ekstreme, duke thënë se lëvizjet populiste deshën të shkatërrojnë vlerat evropiane si luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e pakicave.

Merkel këto komente i bëri kur u pyet rreth skandalit që përfshiu partinë austriake të ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, lideri i së cilës Heinz-Christian Strache dha dorëheqje të shtunën nga posti i Zëvendës-kancelarit pasi një video ku ai shihej teksa ofronte kontrata shtetërore në këmbim të mbështetjes politike doli në publik.

“Po na duhet të merremi me lëvizje populiste të cilat në shumë fusha janë përçmuese të këtyre vlerave, që dëshirojnë të shkatërrojnë Evropën e vlerave tona. Na duhet të kundërshtojmë këtë në formë të prerë”, ka thënë Merkel, e cila nuk ka folur shumë gjatë fushatës për zgjedhjet e javës së ardhshme parlamentare të BE-së, raporton Reuters.

“Me këto parti pakicat nuk mbrohen, vihen në pikëpyetje të drejtat themelore të njeriut dhe korrupsioni ka rol në politikë”, shtoi ajo pas takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq në Zagreb.

Merkel ia ka lënë në dorë fushatën Manfred Weberit, kryekandidati konservator në zgjedhjet e 23-26 majit.

Weber, që po ashtu foli në Zagreb, tha se skandali austriak ka arsyetuar qëllimin e tij që të mos mbështetet në votat e partive të ekstremit të djathtë në garën e tij për president të Komisionit të BE-së.

“E djathta ekstreme dhe populistët janë të gatshëm të shesin patriotizmin e tyre dhe vlerat e vendit të tyre për përfitime tjera”, tha ai, duke iu referuar aferës austriake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...