Ministri i Brendshëm britanik Sajid Javid njoftoi sot se në këtë vend po përgatitet miratimi i ligjit të ri për spiunim dhe se po shqyrtohet azhurnimi i ligjit për tradhti.
Ai tha se qëllimi i Britanisë është të kundërshtojë kërcënimin e "shteteve armiqësore" pas helmimit të vitit të kaluar me agjentin nervor në Solsbury.
“Masat e tilla janë të nevojshme për të mbushur boshllëqet në ligjet ekzistuese”, tha Javid dhe shtoi se është e rëndësishme që Britania të ketë autoritetin për të luftuar kërcënimet pas largimit nga BE, raporton Reuters.
Planet për kalimin e një ligji të ri të spiunimit u njoftuan pasi agjenti i dyfishtë Sergei Skripalj dhe vajza e tij u helmuan me agjent nervoz në Solsbury vitin e kaluar.
Londra fajëson Rusinë për incidentin, ndërsa Moska mohon akuzat për përfshirje.