Irlandezët miratojnë me referendum zbutjen e ligjit për divorcin - Bota Sot
Irlandezët miratojnë me referendum zbutjen e ligjit për divorcin

Evropë

Irlandezët miratojnë me referendum zbutjen e ligjit për divorcin

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:39
Sipas kushtetutës aktuale, ish-bashkëshortët duhet të qëndrojnë të ndarë për 4 vjet në mënyrë që të kenë të drejtë të divorcohen

Populli i Republikës së Irlandës kanë votuar me një shumicë të bindshme votash liberalizimin e ligjeve për divorcin përmes referendumit që u mbajt të premten. Sipas kushtetutës aktuale, ish-bashkëshortët duhet të qëndrojnë të ndarë për katër vjet në mënyrë që të kenë të drejtë të divorcohen.

Sidoqoftë, ky rregull do të hiqet tash e tutje, me ç’rast parlamenti irlandez do të vendosë për periudhën e re kohore për miratimin e divorcit. Divorci është legalizuar në Irlandë për herë të parë në vitin 1995. Vetëm 50.3 për qind e njerëzve kishin votuar në atë kohë për lejimin e divorcit me ligj.

Ne referendumin e së premtes, sipas rezultateve të publikuara nga transmetuesi irlandez, RTE, 82.1 për qind e votuesve e kanë mbështetur ndryshimin e ligjeve për divorcin, ndërsa vetëm 17.9 për qind e tyre kanë qenë kundër këtij ndryshimi.

Secili ndryshim i kushtetutës së Irlandës duhet të mbështetet në shumicën e votave përmes referendumit. Para mbajtjes së këtij referendumi, qeveria dha shenja se periudha dyvjeçare për miratim të divorcit është mjaftueshëm e gjatë.

Irlanda ka mbajtur edhe më parë referendum për çështje të ndryshme sociale, përfshirë ndryshimin e ligjit për abortin dhe legalizimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ndryshimin e ligjeve për divorcin e kanë mbështetur të gjitha partitë kryesore të Irlandës, ndërsa është kundërshtuar nga grupet e ndryshme katolike, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...