Putin shkarkon dy policë të lartë mbi arrestimin e gazetarit hetues - Bota Sot
Putin shkarkon dy policë të lartë mbi arrestimin e gazetarit hetues

Evropë

Putin shkarkon dy policë të lartë mbi arrestimin e gazetarit hetues

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:17
Ivan Golunov

Presidenti Vladimir Putin të enjten shkarkoi dy oficerë të lartë të policisë lidhur me arrestimin e gazetarit hetues Ivan Golunov mbi akuzat për drogë, shkruan AFP.

Arrestimi i gazetarit javën e kaluar shihej gjerësisht si dënim për punën e tij hetimore dhe nxiti një fushatë të pashembullt solidariteti në shoqërinë ruse.

Të martën, Ministri i Brendshëm Vladimir Kolokoltsev tha se ai kishte kërkuar që Putini të shkarkojë oficerët pas heqjes së akuzave kundër Golunov në bazë të mungesës së provave.

Të enjten, Putin nënshkroi një dekret për shkarkimin e shefit të policisë për pjesën perëndimore të Moskës, gjeneralmajor Andrei Puchkov dhe kreun e departamentit të policisë së Moskës për kontrollin e narkotikëve, gjeneralmajor Yury Devyatkin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...