310 persona në kërkim të 3 të zhdukurve - Bota Sot
310 persona në kërkim të 3 të zhdukurve

Evropë

310 persona në kërkim të 3 të zhdukurve

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:55
Turqi

7 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet e furishme që shkaktuan shirat e dendur këtë javë në Trabzon në Turqisë.

Media turke raporton se një ekip prej 310 personash është mobilizuar për gjetjen e të zhdukurve.

Shirat e dendur të së martës shkaktuan përmbytje të mëdha në distriktin Arakli, ku 10 persona u morën para nga ujërat e rrëmbyeshëm. Deri më tani janë gjetur trupat e 7 prej tyre.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar të gjithë banorët e Trabzonit, Rizes, Giresunit dhe Ordusë se gjatë ditës do të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të rrëmbyeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...