Putini ndalon fluturimet për në Gjeorgji të linjave ajrore ruse - Bota Sot
Putini ndalon fluturimet për në Gjeorgji të linjave ajrore ruse

Evropë

Putini ndalon fluturimet për në Gjeorgji të linjave ajrore ruse

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ndaluar fluturimet e linja ajrore të Rusisë për në Gjeorgji, një ditë pas vizitës së një ligjvënësi Rus që u përcoll me protesta të dhunshme në mes protestuesve dhe policisë.

Ndalimi i fluturimeve është një ekskalim serioz në tensionet mes dy shteteve fqinje, të cilët zhvilluan një luftë në vitin 2008. Pezullimi i fluturimeve ka për qëllim të shtojë presionin në industrinë e turizmit të Gjeorgjisë, që përbën 7.6 % të GDP-së së vendit në vitin 2018.

Më shumë se 1.4 milionë rusë vizituan Gjeorgjinë vitin e kaluar.

Vladimir Putin nënshkroi dekretin të premtën mbrëma, duke thënë se pezullimi i fluturimeve ishte e nevojshme për të mbrojtur “sigurinë kombëtare të Federatës Ruse”.

Sipas dekretit, linjave ajrore ruse do të ju ndalohet të sjellin qytetarë rusë nga Gjeorgjia duke dilluar nga data 8 korrik. Dekreti po ashtu urdhëroi parlamentin të mundësojë kthimin e qytetarëve rusë që janë tani në Gjeorgji dhe rekomandoi agjenicë turistike të mos dërgojnë klientët rusë në Gjeorgji.

Dekretit i Putinit do t’i dëmtojë linjat ajrore ruse siç janë Aeroflot, S7, Linja Ajrore Ural dhe Pobeda, të cilët bartin mijëra pasagjerë çdo javë në Gjeorgji.

Pezullimi I fluturimeve erdhi pas Gjeorgjianët protestuan kundër vizitën së deputetit të Dumës ruse, Sergei Gavrilov, I cili ishte lejuar të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të enjten.

Më shumë se 200 njerëz ishin lënduar në përplasjet mes protestuesve dhe policisë jashtë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

Rusia ka reaguar ashpër kundër protestave, duke i quajtur ngjarjet “ një provokim anti-rus”, shkruan The Guardian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...