Rrëzohet helikoperi i ushtrisë gjermane, vdes piloti

Evropë

Rrëzohet helikoperi i ushtrisë gjermane, vdes piloti

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Një helikopter i forcave të armatosura gjermane është rrëzuar të hënën në Gjermani.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën njëri nga pilotët kurse piloti tjetër është plagosur. Ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen konfirmoi lajmin dhe u tha gazetarëve se piloti i plagosur ndodhet në spital duke marrë trajtimet e nevojshme.

Akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit model EC 135. Ushtria po heton për të zbuluar shkaqet e plota të rrëzimit.

Incidenti vjen një javë pasi një pilot u vra kur dy avionë të paarmatosur të Gjermanisë Eurofighter u përplasën mbi Gjermaninë verilindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat