Britania e shqetësuar për veprimin e anijeve iraniane - Bota Sot
Britania e shqetësuar për veprimin e anijeve iraniane

Evropë

Britania e shqetësuar për veprimin e anijeve iraniane

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar për veprimin e anijeve iraniane për të ndaluar një cisternë komerciale të naftës, tha zëdhënësi i kryeministres britanike Theresa May, duke ftuar për uljen e tensioneve.

"Ne jemi të shqetësuar në lidhje me këtë veprim dhe ne vazhdojmë të inkurajojmë autoritetet iraniane të deeskalojnë  situatën në rajon", tha për media zëdhënësi i May.

"Ne kemi qenë të pranishëm për një kohë të gjatë në Gjirin Persik. Ne monitorojmë vazhdimisht situatën e sigurisë dhe jemi të përkushtuar për ruajtjen e lirisë së lundrimit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare ", tha një zëdhënës i kryeministres britanike.

Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha për Al Jazeera se Londra po ndjek  situatën pas një përpjekjeje iraniane për të kapur cisternën britanike.

Tre anije iraniane u përpoqën sot që të bllokonin kalimin e cisternës britanike përmes ngushticës Hormuz, por u tërhoqën pasi u paralajmëruan nga një anije luftarake britanike, tha qeveria britanike.

Incidenti ndodhi gati një javë pasi Brigada Mbretërore Britanike kapi një tanker iranian pranë Gjibraltarit, me dyshimin për shkelje të sanksioneve ndaj Sirisë.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Iraniane mohoi akuzat e Marinës Britanike, duke deklaruar se nuk kishte konflikte me anijet e huaja, sidomos me anijet angleze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...