BE ndëshkon Turqinë - Bota Sot
BE ndëshkon Turqinë

Evropë

BE ndëshkon Turqinë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:49
ilustrim

Paralajmërimi i Aleksis Tsipras u përmbush: Bashkimi Europian u rreshtua në krah të Qipros në grindjen territoriale për gazin.

Brukseli vendosi mbi Ankaranë sanksione si dhe pezullimin e kontakteve mes zyrtarëve të nivelit të lartë. Atyre që i përshkruan si shpime turke për gaz në ujërat kombëtare qipriote, ministrat e jashtëm të BE iu përgjigjën me pezullimin e ndihmës 164 milion dollarëshe për Turqinë dhe tërheqjen nga bisedimet e marrёveshjes mbi hapёsirёn ajrore.

Blloku i ka kërkuar madje edhe Bankës Europiane të Investimeve të rishikojë huadhënien për këtë vend, e cila në 2018-tën mbërriti në gati 434 million.

Turqisë iu bё thirrje sёrish qё të frenojë aktivitetet e kërkimit për gaz në brigjet qipriote e të veprojë në frymën e fqinjësisë së mirë, duke respektuar sovranitetin e ishullit, në përputhje me te drejtën ndërkombëtare.

Sanksionet e BE-së vijnë në kohën kur Turqia përballet edhe me rrezikun e masave të ngjashme nga ana e Shteteve të Bashkuara, të zemëruara nga blerja e sistemeve antiraketore ruse prej Ankarasë. Megjithatë, ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u përpoq ta minimizonte lëvizjen e Brukselit, duke thënë se ajo kërkon vetëm të qetësojë Qipron, dhe nuk ka sipas tij, ndonjë rëndësi të madhe.

‘BE-ja ka nevojё pёr ne lidhur me çёshtjet e emigracionit e tё tjera. Janë detyruar ta marrin kёtё vendim tё pavlerё nёn presionin e greko-qipriotёve e tё Athinёs’, tha ai.

Turqia dёrgoi pёrpara dy muajsh anijen e parё eksploruese prane brigjeve qipriote, njё lёvizje kjo e konsideruar e paligjshme nga BE-ja, por jo nga Ankaraja qe i sheh si legjitime shpimet nё ujrat territorial tё qipros veriore, ndërsa ndezi sёrish tensionet disa ditё mё parё kur dёrgoi njё anije tё dytё nё zonё.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...