Tërmeti i fortë në Greqi, mbyllen edhe plazhet - Bota Sot
Tërmeti i fortë në Greqi, mbyllen edhe plazhet

Evropë

Tërmeti i fortë në Greqi, mbyllen edhe plazhet

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:07
Tërmeti i fortë në Greqi

Dy ditë më parë kryeqyteti i Athinës u shkund nga një tërmet 5.3 ballë por pasojat nuk ishin të pakta. Përveç panikut dhe dëmtimit të disa godinave shtetërore, një plazh i quajtur Panorama në Porto Rafi, 40 kilometër larg Athinës është evakuar dhe zyrtarisht është mbyllur.

Gjatë tërmetit disa shkëmbinj u shkëputën në këtë plazh dhe ende dhe sot ka rrezik që ky fenomen të vijojë. Vetë kryebashkiaku i Markopoulos, Sotiris Methenitis njoftoi evakuimin e plotë të plazhit si dhe mbylljen e tij përkohësisht për shkak të shkëputjes së shkëmbinjve.

Kujtojmë që Athina shpëtoi pa asnjë viktimë kësaj radhe nga tërmeti i fuqishëm. Më 1999 një tërmet vetëm 0.6 ballë më i fortë shkaktoi 143 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...