Raportohet për të vdekur në malet e Polonisë nga vetëtimat - Bota Sot
Raportohet për të vdekur në malet e Polonisë nga vetëtimat

Evropë

Raportohet për të vdekur në malet e Polonisë nga vetëtimat

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Dhjetëra persona është raportuar të jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga disa vetëtima që janë shkrepur bashkë me një stuhi të papritur në male, në jug të Polonisë.

Vetëtima është thënë të ketë goditur një grup turistësh në malet Tatra.

Disa media polake kanë thënë se një fëmijë ka qenë në mesin e viktimave.

“Kanë ndodhur disa vdekje në zona të ndryshme në malet Tatra”, ka thënë për gazetarët, shefi i shërbimit të shpëtimit në male, Jan Krzysztof.

Katër helikopterë me ekipe të shpëtimit janë dërguar në këtë zonë, kanë raportuar mediat lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...