Filmonte gratë dhe i publikonte pamjet në internet, arrestohet spanjolli famëkeq - Bota Sot
Filmonte gratë dhe i publikonte pamjet në internet, arrestohet spanjolli famëkeq

Evropë

Filmonte gratë dhe i publikonte pamjet në internet, arrestohet spanjolli famëkeq

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 08:32
Ilustrim

Policia në Madrid arrestoi një burrë 53-vjeçar të akuzuar për regjistrimin e videove intime të më shumë se 500 grave pa pëlqimin e tyre, para se të postonte pamjet në faqet pornografike.

Sipas mediave të huaja, oficerët e kapën të dyshuarin në aktin e regjistrimit nën fustanin e një gruaje të mërkurën, duke përdorur një telefon celular të fshehur në një çantë shpine.

Një hetim zbuloi se ai kishte ngarkuar 283 video të 555 viktimave, disa prej të cilave ishin të mitura, me regjistrimet që merrnin miliona shikime në internet, sipas një deklarate të policisë.

Një vepër e tillë, përkatësisht praktika e xhirimit të rrobave të dikujt pa lejen e tyre – u bë një vepër penale specifike në Angli dhe Uells në prill, dhe ka qenë e paligjshme në Skoci që nga viti 2010.

Madje, në Korenë e Jugut, gratë kanë dalë në rrugë për të protestuar për diçka të tillë.

I dyshuari në këtë rast u akuzua për shkelje të intimitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...