Tmerruese: Nëna e lë të vdes fëmijën e saj nga i ftohti pas lindjes

Evropë

Tmerruese: Nëna e lë të vdes fëmijën e saj nga i ftohti pas lindjes

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 06:28
42-vjeçarja nga Rusia

Me qetësinë më të madhe, kjo grua u tregoi oficerëve të policisë sesi e lindi foshnjen në një kovë dhe e la të vdiste nga i ftohti.

42-vjeçarja nga Rusia, e cila ka dy fëmijë të tjerë, deklaroi se nuk kishte para për t’u kujdesur për djalin…

Pamjet rrëqethëse tregojnë sesi gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, shpjegoi se kishte dalë jashtë shtëpisë ndërkohë që vendi ishte mbuluar nga dëbora dhe e kishte lindur beben atje në mënyrë që t’ia fshihte familjes.

Image

Ajo tha se kishte qëndruar rreth 40 minuta jashtë shtëpisë, që ndodhet në Yurty, në Rusinë qendrore. Më pas tregoi se e kishte futur beben në një çantë të bardhë dhe e kishte lënë në një kasolle pa ngrohje për disa orë.

E pyetur nëse bebja merrte frymë apo lëvizte pasi kishte lindur, ajo tha se po, por shtoi: “Realisht nuk e kisha shumë mendjen tek ai”.

Irkutsk është një prej rajoneve më të ftohta në botë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Shkurt, në një kohë kur temperaturat ishin -5 gradë Celcius.

Image

Trupi i të miturit u gjet tërësisht i ngrirë 2 javë më vonë. Ekspertët konfirmuan se bebja kishte lindur i gjallë dhe kishte vdekur nga hipotermia.

Policisë iu deshën disa muaj që të identifikonin dhe të ndalonin nënën e bebes, e cila pranoi se e kishte lënë që të vdiste nga i ftohti. Ajo u tha hetuesve se nuk kishte mjaftueshëm para për t’u kujdesur për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat