Tërmet në politikën italiane, çahet partia më e madhe e së majtës - Bota Sot
Tërmet në politikën italiane, çahet partia më e madhe e së majtës

Evropë

Tërmet në politikën italiane, çahet partia më e madhe e së majtës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:50
Giuseppe Conte

Ish kryeministri italian i tha “La Repubblica”, ndarjen e tij nga Partia Demokratike. Të hënën, ish-kryeministri kishte telefonuar kryeministrin Conte për të siguruar “mbështetje të plotë për qeverinë”.

“Sot”, tha ai “Partia Demokratike është një tërësi e rrymave – Dhe unë kam frikë se nuk do të jetë në gjendje të përgjigjet për agresionet e Salvinit dhe bashkëjetesën e vështirë me pesë Yjet”.

“Parlamentarët që do të më ndjekin do të jenë rreth tridhjetë, pak a shumë. Unë nuk them që ka një numër të mbyllur, por pothuajse,” shpjegon Renzi, duke theksuar se nuk beson në një njësi që e konsideron një fasadë. “Dua të kaloj disa muajt e ardhshëm duke luftuar Salvini”.

“Ne duhet ta mposhtim populizmin e keq në shoqëri”m thote Renzi. “Ne kemi bërë një kryevepër taktike duke e vendosur Salvini në pakicë me mjetet e demokracisë parlamentare – vazhdon Renzi -. Por populizmi i keq që ai shprehet nuk është mundur dhe duhet të mposhtet në shoqëri.

Kjo lëvizje e fortë e ish kryeministrit duket se vjen pas kënaqësive që shkaktoi në PD koalicioni me pesë yjet për të krijuar një qeveri të përbashkët. Të majtët historikë italianë e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me populistët e pesë yjeve të cilët vetëm pak muaj më parë bashkëpunoi me Lidhjen e veriut një parti populiste e ekstremit të djathtë.

Por a do krijojë kjo çarje probleme në politikën italiane në përgjithësi dhe në qeverinë e kryeministrit Konte, kjo pritet për t’u parë. Ajo që është e sigurt edhe nga historia, është se qeveritë italiane e kanë jetën e shkurtër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...