Banka e Anglisë paralajmëron: Vonesat e BREXIT-it do ta trondisin ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar - Bota Sot
Banka e Anglisë paralajmëron: Vonesat e BREXIT-it do ta trondisin ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar

Evropë

Banka e Anglisë paralajmëron: Vonesat e BREXIT-it do ta trondisin ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:19
Banka e Anglisë

Banka e Anglisë ka paraljmëruar se pasiguria e gjatë rreth Brexit-it, mund t’i shkaktojë dëme të mëtutjeshme ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi i fundit i komitetit të politikës monetare mbajti normat e interesit në nivelin e tyrë aktual prej 0.75%, sic pritej gjerësisht.

Mirëpo në votimin e tyre përfundimtar të përcaktimit të normës përpara afatit aktual, Brexit-i të 31 tetorit, politikëbërësit shprehin shqetësimin se produktiviteti po dëmtohet nga mungesa e vazhdueshme e qartësisë  për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Ndërsa përsëriti qëndrimin e saj se një Brexit-i pa marrëveshje do të ngadalësonte rritjen e mbrehtë dhe po të rritë cmimet. Banka tha se një dështim për të arritur një marrëveshje tërheqjeje dhe një vonesë e re që rezultoi, gjithashtu paraqiste një rrezik të rritur të dobësimit të ekonomisë.

Parlamenti ka votuar për të detyruar kryeministrin Boris Johnson ta shtyjë Brexit-in, nëse nuk mund të sigurojë një kompromis të pranueshëm në negociatat me Brukselin.

Banka tha se nëse do të arrihet një Brexit-i i qetë, ai pritet të rifillojë rrugën e saj të rritjes së normës, në kontrast të ngushtë me bankat qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe eurozonës, të cilat po reagojnë në luftën tregtare të SHBA-Kinë me një lehtësim të politikës monetare.

Procesverbalet i dhanë një shqetësim përshkallëzimit të mosmarrëveshjes tregtare, shoqëruar me ndikimin në rritje te kërkesës në ekonominë globale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...