Fillon Oktoberfest - Bota Sot
Fillon Oktoberfest

Evropë

Fillon Oktoberfest

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Filloi sot në Munih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës.

Deri më 6 tetor miliona persona do të pinë miliona litra birrë si edhe do të hanë salsiçe, pula të pjekura, brezel dhe specialitete të tjera në tavolina të gjata dhe brenda tendave gjigante.

Muzika dhe cirku janë shoqëruese të kësaj feste.

Për 186-vjetorin e kësaj feste priten të paktën gjashtë milionë persona, ndërkohë që janë angazhuar 600 agjentë policie dhe qindra civilë.

Një ”mass”, krikoja tradicionale prej një litri birrë kushton 11,80 euro, 30% më shumë se viti i kaluar.

Vjet u pinë 7,5 milionë “mass”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...