Rritet përkrahja për referendumin e dytë për Brexit-in

Evropë

Rritet përkrahja për referendumin e dytë për Brexit-in

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 08:31
Ilustrim

Deputetët që janë kundër largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian thanë të shtunën se ata po fitojnë përkrahje të mjaftueshme nga partitë e ndryshme për ta siguruar mbajtjen e referendumit të dytë për Brexit-in.

Kjo përkrahje është rritur për shkak të frikës se kryeministri Johnson nuk do të mund ta sigurojë një marrëveshje me BE-në, e cila do të mund të miratohej në kuvendin britanik.

Kërkesa për një referendum të dytë duket se e ka fituar një momentum të ri para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të kuvendit për Brexit-in, e cila do të organizohet të shtunën e ardhshme. Seanca e thirrur nga kryeministri do të mbahet pas një samiti të BE-së në Bruksel të enjten dhe të premten.

Për miratimin e marrëveshjes së qeverisë në kuvend, kryeministri Johnson ka nevojë për përkrahjen e dhjetë deputetëve të Partisë Demokratike Unioniste.

Me shpresën se do të sigurohet një marrëveshje në momentin e fundit, raportohet se edhe Partia Laburiste është e gatshme ta përkrahë referendumin e dytë për Brexit-in. “Ne besojmë se po i  afrohemi shumicës që na nevojitet”, tha një burim i afërt me këtë nismë.

Afati i fundit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, sipas marrëveshjes së ish-kryeministres May me Brukselin, është data 31 tetor. Kryeministri i tanishëm, Boris Johnson, ka thënë se nuk do të ketë shtyrje tjetër të afatit dhe se Brexit-i do të ndodhë me apo pa marrëveshje me BE-në, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat