Ushtarë rusë në qytetet kurde, do t’i zënë vendet bosh të trupave amerikane

Evropë

Ushtarë rusë në qytetet kurde, do t’i zënë vendet bosh të trupave amerikane

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Nga njëra anë forca, nga tjetra politika: aty ku tërhiqen Shtetet e Bashkuara, hyn Rusia.

Moska njoftoi se forcat e saj “do të patrullojnë” zonën përreth Manxhibit, një prej qyteteve në kufirin e Sirisë me Turqinë si edhe rrugët e Kobanës, fortesa kurde. Ushtarët rusë do të pozicionohen në bazat e braktisura pas tërheqjes së amerikanëve me urdhër të Donald Trumpit, por edhe largimit të britanikëve dhe francezëve.

Në po të njëjtën kohë sakaq, është duke u zhvilluar “një dialog midis Turqisë e Sirisë”. Shefi i Kremlinit ka vizituar së fundi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dy prej aleatëve më të ngushtë të SHBA-së në rajon. Rusia ka bërë presion që Qeveria e Damaskut të rimarrë kontrollin e plotë të Sirisë dhe shprehet për një zgjidhje politike për luftën atje. Ofensiva e Turqisë mund të jetë vetëm një pengesë e përkohshme për interesat ruse.

Që përpara se të niste mësymja e Ankarasë, Putini i telefonoi Rexhep Tajip Erdoganit e mesa duket “u bëri thirrje partnerëve të tij turq ta mendojnë veprimin e tyre me kujdes, në mënyrë që të mos dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për rregullimin e krizës siriane”. Erdogani megjithatë duket i palëkundur. Deklarata e tij e fundit ishte: “Nuk mund të shpallim kurrë armëpushimin në veri të Sirise”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat