Franca pritet të ‘bllokohet’ nga grevat që do të fillojnë nesër

Evropë

Franca pritet të ‘bllokohet’ nga grevat që do të fillojnë nesër

Më: 10 janar 2020 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Sindikatat Franceze kërkuan të premten që greva kundër një reforme të diskutueshme të pensioneve të vazhdojë pasi ditët e bisedimeve me qeverinë nuk arritën të prodhojnë ndonjë përparim.

Bisedimet midis qeverisë dhe sindikatave rifilluan më 7 janar pas një pushimi gjatë festive të fundvitit.

Por pavarësisht se Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për “kompromise të shpejta” në fjalimin e tij të Vitit të Ri, nuk u gjet asnjë marrëveshje.

Francois Hommeril, presidenti i sindikatës CFE-CGC u tha gazetarëve pas takimit të tij me kryeministrin Edouard Philippe se greva është “e detyruar të vazhdojë” dhe se një “seri mobilizimesh” të planifikuara për të shtunën dhe javën e ardhshme do të vazhdojnë tutje.

“Ne jemi ende kundër kësaj reforme ashtu siç na është prezantuar. Është një reformë e padobishme, një reformë e rrezikshme”, vazhdoi ai, duke bërë thirrje që qeveria ta heqë atë tërësisht.

Kryeministri përshkroi raundin e fundit të bisedimeve si “shumë konstruktive”, dhe tha se “ishte arritur progres i mirë në kërkim të një kompromisi”. Ai shtoi se do të paraqiste “propozime konkrete” të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat