Mjekët nuk rregullonin turnet, 7 bebe humbin jetën në spital - Bota Sot
Mjekët nuk rregullonin turnet, 7 bebe humbin jetën në spital

Evropë

Mjekët nuk rregullonin turnet, 7 bebe humbin jetën në spital

Më: 24 janar 2020 Në ora: 11:33
Ilustrim

Shtatë foshnje kanë humbur jetën për shkak të mosfunksionimit të rregullt të turneve në një prej spitaleve më të mëdha në Kent Angli, pasi mjekët atje refuzuan rregullisht të punojnë në mbrëmje dhe fundjavë.

Spitali i East Kent tha se ‘kërkoi falje me gjithë zemër ’për prindërit për vdekjet që datojnë nga viti 2016.

Familjet kanë ngritur shqetësime të mëdha për kujdesin e maternitetit i cili ndjek rreth 7,000 foshnje në vit.

Harry Richford lindi në Spitalin Mbretëresha Elizabeth (QEQM) në Margate në Nëntor 2017 dhe pasi pësoi ndërlikime në lindjen dhe kujdesin e tij vdiq vetëm shtatë ditë më vonë.

Shtatë vdekjet e shmangshme u identifikuan nga një hetim i BBC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat