Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus - Bota Sot
Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus

Evropë

Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Autoritetet zvicerane konfirmuan rastin e parë të koronavirusit të ri në këtë vend.

Ai është një burrë 70-vjeçar, i cili u testua pozitiv në kantonin jugor të Ticinos, në kufirin me Italinë.

"Personi i infektuar ishte në Itali rreth dhjetë ditë më parë dhe mori pjesë në një event afër Milanos", tha ministria zvicerane e shëndetësisë, në një deklaratë.

Njerëzit me të cilët ky person kishte kontakte janë futur në karantinë për 14 ditë.

Autoritetet zvicerane thanë se nuk ishte e nevojshme në këtë fazë të merren masa të mëtejshme, siç është mbyllja e shkollave.

Shpërthimi më i madh i virusit në Evropë është aktualisht në Itali, me më shumë se 280 infeksione dhe shtatë vdekje.

Virusi i ri tashmë ka vrarë më shumë se 2,600 njerëz, shumica e tyre në Kinë, dhe është përhapur në rreth 30 vende të tjera, raporton Reuters.

Numri i personave të infektuar është rritur në 80.114.

Rumania dhe Austria konfirmuan gjithashtu rastet e para me koronavirus.

Koronavirusi shkakton simptome të ngjashme me pneumoninë.

Ende nuk ka vaksinë për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat