Sot video-konferenca ndërmjet kancelares Merkel dhe Vuçiq

Evropë

Sot video-konferenca ndërmjet kancelares Merkel dhe Vuçiq

Nga: F. B. Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:57
Aleksandër Vuçiq dhe Angela Merkel

Takimi me kancelarin Merkel, që nuk u realizua si ishte parashikuar me vizitën e presidentit të Serbisë Vuçiq në Berlin për shkak të rrethanave të krijuara nga përhapja e virusit Corona, pritet të realizohet përmes vido-takimit sot në ora 14,00 bëjnë të ditur burime nga presidenca e Serbisë, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Takimi i presidentit Vuçiq dhe kancelares gjermane Angela Merkel do realizohet sot në ora 14.00 përmes video-konferencës.

Vuçiq e ka konfirmuar mbrëmë video-takimin me Merkel gjatë adresimit ndaj qytetarëve me rastin e vendosjes së ndalimit të qarkullimit për shkak të virusit Corona.

Si është njoftuar disa herë gjatë javës së shkuar tema bosht e bisedës së Vuçiqit me Merkel do të jetë çështja e Kosovës, taksat dhe vazhdimi i i dialogut sikurse edhe situata e krijuar pas përhapjes së pandemisë së virusit Corona.

Më herët ishte parashikuar që Vuçiq të udhëtonte në vizitë dyditore në Berlin, por që nuk u realizua pas gjendjes së pandemisë së virusit Corona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat