Franca bllokon kamionët që transportonin 130 000 maska për spitalet britanike

Evropë

Franca bllokon kamionët që transportonin 130 000 maska për spitalet britanike

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Autoritetet franceze bllokuan dy kamionë që mbanin rreth 130,000 maska për punonjësit e shëndetit në spitalet e Britanisë. Kjo erdhi vetëm pak orë pas premtimit të Presidentit Emmanuel Macron për të "mbajtur" të gjitha rezervat në territorin e tij.

Rojet Franceze të kufirit kapën një automjet tjetër të rëndë me mall që transportonte dizinfektues për duart nisur për në Britani një ditë më parë. Incidentet shkaktuan një përplasje diplomatike midis dy vendeve ndërsa Shërbimi Kombëtar i Shëndetit i Britanisë (NHS) lufton kundër pandemisë së koronavirusit.

Të martën natën, autoritetet franceze ndaluan dezinfektuesin e duarve dhe konfiskuan ngarkesën, ”konfirmoi një burim i qeverisë britanike për The Sun.

"Të mërkurën në mbrëmje, ishin kamionë të plotë me maska për fytyrën FFP3 për të mbrojtur stafin."

Një burim tjetër në Whitehall ka shpjeguar se incidentet, "u trajtuan relativisht shpejt".

"Ka një kuptim të qartë midis vendeve që vetëm një qasje e bashkuar do të trajtojë urgjencën e shëndetit publik me të cilin përballen të gjitha vendet," sugjeruan ata, duke shtuar se konfiskimi i maskave "duket të ketë qenë një keqkuptim."

Iain Duncan Smith, ish-udhëheqësi euroskeptik dhe Ministri i Kabinetit, mbeti i pa impresionuar, duke thënë për incidentin: "Kjo ju tregon gjithçka që duhet të dini rreth bashkëpunimit evropian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat