Katër persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke rritur vdekjet totale në Greqi nga epidemia në 67. Katër viktimat qenë tre burra dhe një grua. Tre vdiqën në spitalet e Athinës dhe një në të Selanikut, njoftoi stacioni TV Skai.
Të premten u regjistruan 10 vdekje, ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, njoftoi se ka 1,613 raste të koronavirusit në Greqi.
"Muaji tjetër do të jetë jashtëzakonisht i vështirë," tha Nikos Sypsas, një profesor i sëmundjeve infektive, duke përmendur se kjo periudhë do të jetë vendimtare për një valë të dytë të mundshme të virusit.