Franca po shkon drejt rënies më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, ka paralajmëruar Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire.
Në një seancë dëgjimore sot në senat, ai tha se 2020-a është zyrtarisht viti më i vështirë nga aspekti ekonomik, që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton CNN.
“Ne kemi të ngjarë të kapërcejmë shifrën e -2.9% këtë vit,” tha Le Maire.
Ai më parë kishte paralajmëruar se tronditja ekonomike nga pandemia e koronavirusit do të ishte brutale.