Zvicra fillon të lehtësojë kufizimet e koronavirusit, këto biznese rihapen nga sot

Evropë

Zvicra fillon të lehtësojë kufizimet e koronavirusit, këto biznese rihapen nga sot

Më: 27 prill 2020 Në ora: 09:25
Zvicra ka filluar të lehtësojë masat e koronavirusit

Duke filluar nga sot biznese të ndryshme në Zvicër lejohen të rihapen.

Zvicra ka filluar të lehtësojë masat e koronavirusit gjashtë javës pasi vendosi kufizime të mëdha në jetën publike, raporton Reuters.

Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi një plan tre-fazor që synon lehtësimin e bllokimit të vendit.

Duke filluar nga sot:

Floktarët, kozmetikat ose studiot e thonjve, dyqanet DIY, qendrat e kopshteve dhe dyqanet e luleve lejohen të rihapen.

Mjekët dhe fizioterapistët gjithashtu lejohen të rihapin praktikat e tyre për trajtime jo urgjente.

Spitalet u lejohet të kryejnë procedura mjekësore që u shtynë për shkak të shpërthimit të koronavirusit në vend.

Dyqanet dhe bizneset duhet të respektojnë rregullat më të rrepta të higjenës dhe të sigurojnë që klientët të mbajnë distancën e kërkuar sociale, transmeton lajmi.net.

Autoritetet federale zvicerane thanë që veshja e mbulesave të fytyrës nuk është e detyrueshme, megjithatë 1 milion maska ​​do të ofrohen çdo ditë për dy javë nga sot për shitësit.

Rihapjet e mëtejshme:

Më shumë dyqane dhe shkolla fillore janë vendosur të rihapen brenda dy javëve të tjera, duke filluar nga 11 maj.

Institucionet e arsimit profesional dhe të lartë, si dhe bibliotekat, kopshtin zoologjik dhe muzetë janë vendosur të hapen nga 8 qershori, me kusht që numri i infeksioneve Covid-19 të mos rritet ndjeshëm.

Zvicra ka raportuar gjithsej 29.061 raste të koronavirusit dhe 1.337 vdekje, sipas Zyrës Federale të vendit për Shëndetin Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat