“Rrugët tona nuk janë bosh, por plot me dashuri”. Mesazhi i mbretëreshës Elizabeth

Evropë

“Rrugët tona nuk janë bosh, por plot me dashuri”. Mesazhi i mbretëreshës Elizabeth

Më: 10 maj 2020 Në ora: 06:10
Elizabeth

Edhe pse mund të duket e çuditshme në këto kushte, qytetarët britanikë nuk lanë pa festuar 75-vjetorin e përfundimit të luftës së dytë botërore.

“Rrugët tona nuk janë bosh, por plot me dashuri dhe kujdes për njëri tjetrin”, tha mbretëresha e Anglisë Elizabeth, këtë të premte, gjatë fjalimit drejtuar kombit për Victory day.

Mbretëresha 94-vjeçare foli nga pallati i Windsor, 75 vite pasi babai i saj mbreti George VI, i komunikoi popullit përfundimin e luftës në Europë dhe fitoren mbi nazistët.

“Ju flas sot në të njëjtën orë si im atë para 75 vitesh”, tha ajo, në fjalimin e regjistruar pak ditë më parë në kështjellën e Windsor ku është izoluar bashkë me të shoqin 98-vjeçar, princin Philip, për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Bëhet fjalë për fjalimin e dytë për popullin, qysh nga nisja e epidemisë e cila në Britaninë e Madhe ka shkaktuar mbi 31 mijë viktima.

Pas fjalimit ajo ftoi qytetarët që të hapnin dyert dhe dritaret e shtëpive të tyre ku janë të mbyllur, për të frenuar përhapjen e virusit dhe të këndojnë himnin “We will meet again” (Ne do të takohemi sërish), dedikuar kohës kur ushtarët niseshin për në front.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat