A ishte i kotë izolimi? Në Londër numri R nisi të ulej para mbylljes - Bota Sot
A ishte i kotë izolimi? Në Londër numri R nisi të ulej para mbylljes

Evropë

A ishte i kotë izolimi? Në Londër numri R nisi të ulej para mbylljes

Më: 15 maj 2020 Në ora: 19:00
Londër

Shkalla e infeksionit nga koronavirusi në Londër kishte nisur të ulej që përpara se vendi të izolohej plotësisht.

Kështu shkruan gazeta Daily Mail.

Analizat e Universitetit të Kembrixhit sugjerojnë se numri R, që tregon shkallën e riprodhimit të virusit, kishte nisur të ulej përpara 23 marsit, kur Londra u ul.

Ky numër ishte ulur nga 3 në shkurt, drejt 2.3 pak ditë më vonë. Kjo sugjeron se aftësia e virusit për t’u përhapur mund të ndalohej me rregullat e thjeshta të distancimit dhe higjienës.

Ndërkohë Londra, një nga qytetet më të rëndësishme në planet, ka regjistruar vetëm 24 raste të reja me koronavirus. Aktualisht shkalla e riprodhimit është 0.4.

Kjo do të thotë se nga dhjetë persona të prekur, infektohen vetëm 4.

Nëse ecën me këtë ritëm, Londra nuk do regjistrojë më raste të reja brenda dy javësh.

Këto shifra janë publikuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe kanë shtuar zemërimin edhe mes deputetëve të mazhorancës, që thonë se nuk ka pasur transparencë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat