Lëkundje të forta tërmeti “shkundin” ishullin e Kretës

Evropë

Lëkundje të forta tërmeti “shkundin” ishullin e Kretës

Më: 18 maj 2020 Në ora: 13:46
Greqia është një nga vendet më sizmike të Europës.

Dy tërmete kanë shkundur ishullin e Kretës mëngjesin e sotëm. Sipas mediave greke, lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 4:18 dhe ishte me magnitudë 5.3 të shkallës rihter.

Pak momente më pas është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudë 4.7 të shkallës rihter.

Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale. Kujtojmë që Greqia është një nga vendet më sizmike të Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat